Ndërhyrja në lirinë e mediave, Walter Glos: Cënon vendimin e qershorit për negociatat e Shqipërisë

Presidenti i Fondacionit KAS për Shqipërinë, Walter Glos ka deklaruar në treyezën e organizuar për lirinë e medias,  se përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Kryeministrit Rama që të tërheq dy projektligjet, që cënojnë lirinë e medias.

Glos është shprehur se kjo është tentativa e dytë e qeverisë Rama që tenton të ndërhyjë mbi legjislacionin e mediave.

“E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet. Më duhet të kujtoj se është tentative e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacionin mbi median”, tha ai.

Sipas Presidentit të Fondacionit KAS për Shqipërinë, ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin për negociatat e Shqipërisë që pritet të merret në muajin qershor.

LEXO DHE :  Burrnesha e vetme e Kelmendit flet për zgjedhjen e saj: Nuk jam penduar kurrë

“Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese. Në Evropë është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Lista e shkeljeve në tenderat publike psh është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave. Por padyshim ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë proces”, tha Glos./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.