Ndahet nga jeta Lorenc Glozheni. Ja si e kujton ish-ministrja e Kulturës!
Dritare.net
Dhimbje për largimin para kohë të Glozhenit ka shprehur edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ja çfarë shkruan ajo në Instagram:
“??Nuk kam fjale per te shprehur trishtimin e ndarjes nga jeta te nje korçari shume te mire, te nje shpirti artist, te nje shoku te gjendur dhe te nje merakliu te punes si ai!
❗️Lorenc Glozheni, drejtori i Muzeut Kombëtar te Artit Mesjetar, i cili vetem pak muaj me pare doli me ne fund ne pension ndonese e kishte mbushur moshen me kohe, ndonese mezi priste te gezonte haretë prej gjyshi te moshes se trete, percillet sot ne banesen e fundit.
??E nisem bashke aventuren e pabesueshme te projektit te ri per ndertimin e Muzeut te Artit Mesjetar, per nxjerrjen nga erresira e rrenimit te mijera ikonave ku Lorenci u be kaloresi shpetimtar i trashegimise kulturore!
??Pas inagurimit te ketij muzeu ne fund te viti 2016 me tha: “tani shpetova se thashe se do me binte infarkt nga frika se mos nuk ia dilnim dot!? tani dua te dal ne pension i qete!”
Por jeta tregoi se eshte serish e padrejte dhe merr me pare me te miret prej nesh?
??Familja humbi gjyshin e jashtezakonshem, Korça nje prej te dashuruarve te vete me te mire, Kultura nje nga kaloresit punetore dhe miqte humben Njeriun model!
??Jam e nderuar i dashur mik qe te njoha, qe nisem bashke nje pune te bukur ku le gjurmen tende te perjetshme!
Drite te paste shpirti Lorenc, siç te kishin drite syte ne kete jete me te cilen ushqeve familjen, punen e miqte??"./K.C/dritare.net