Baxhaku është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, ndërsa gjatë karrierës së tij që nisi në fillimin e viteve 1990, ai ka qenë autor i dhjetëra reportazheve të shkruara dhe televizive, dhe artikujve në median vendase.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Baxhakut e ka dhënë miku i tij, Aldon Lipe, i cili shkruan në një postim: “Lamtumirë vëlla dhe mësues!”
Baxhaku ka lindur në Tirane me 9 janar 1964.
Ai ka qenë, bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i "Gazetes Shqiptare" nga 1993 deri në 1998.
Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i lajmeve në televizionin "Klan". Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme "XXL". Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin "Vizion Plus". Në 2006-2015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshem "Shqip".
Ai gjithashtu ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës, në departamentin e gazetarisë.
Dritare.net bashkohet në lamtumirën e familjarëve , kolegëve dhe nxënësve të gazetarisë së një gazetari e mësuesi të mire si Fatos Baxhaku.
Botime
Die Stammmesgesellschaften Nordalbaniens – Wien 1996. (Bashkëautor Karl Kaser).Gur – 2008 Në Mirditë & rreth e rrotull – 2009
Roje – 2010
Çadra e kuqe : histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI – 2013 Gra të përgjithshme – 2014 (me bashkëautore Klodiana Kapo)/ I.M-Dritare.net