Është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare një prej avokatëve më të famshëm të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, Liu Xiaobo. Xiaobo, fitues i çmimit nobel është një nga figurat më të shquara disidente të Kinës i burgosur me 11 vite burg për “përmbysje”. Ai luajti një rol të rëndësishëm në protestat e studentëve në Sheshin Tiananmen në vitin 1989, ku negocioi edhe lirimin e një numri të madh protestuesish. Protesta u kthye në një masakër të vërtetë kur ushtria shtypi me tanke qindra studentë. Li Xiaobo u dërgua në një kamp përqëndrimi por iu dha e drejta të martohej me poeten Liu Xia. Në vitin 2010 ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për “luftën e tij të gjatë dhe jo të dhunshme për të drejtat themelore të njeriut në Kinë".