Nazarko përplaset me Nokën: Mund t’i hysh me tank Ramës në zyrë
Dritare.net
Noka tha se Edi Rama ka dy rrugë për të zgjedhur; ose të largohet vetë ose në të kundërt do të largohet nga populli përmes protestave. Më pas Nazarko i është kthyer ashpër ish-deputetit.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Edi Rama ka dy rrugë, ose do të largohet me vullnetin e tij se do të largohet nga popullin.
Shpëtim Nazarko: Sepse ti mund t’i hysh me tank dhe mund ti bësh m**** kryeministrit në tavolinë si në ‘98.
Flamur Noka: Do t’ia bëjmë. Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Ai do të rrethohet në shtëpi dhe do të paralizohet. Nuk do të ketë asnjë mundësi që të dalë nga bunkeri.
Ylli Shehu: E kam marr vesh se LSI më ka përjashtuar. Unë do të jem në opozitë. Unë me njerëzit e ia nuk mund të bëjë politikë, por do të jem i drejtpërdrejtë./K.C/dritare.net