National Geographic: Nivica, modeli i ri i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri
Dritare.net
Kjo zonë quhej në kohët antike, rajoni i Epirit dhe është jo më larg se 100 kilometra nga Lumi Arkeon që shtrihet gjatë kufirit jugor të Shqipërisë dhe veriperëndimor të Greqisë.
Nivica, një fshat i vogël malor është e mbushur plotë besime antike që as ksristianizmi dhe islami nuk kanë arritur t’i largojnë ose t’i zhdukin krejtësisht. Njerëzit këtu ende besojnë tek syri i keq, zanat, gjëmimet dhe tek lisat e shenjtë. Nuk është arti i magjisë, por besimet antike që banorët e zonës ende i ruajnë edhe sot e kësaj dite.
Në fakt projekti Nivica përfshin dy fshatra të vogla në Shqipëri dhe synon t’i lidhë këto me zonat e tjera të vendit. Fshatrat janë Nivicë dhe Rexhin. Që të flasësh për këtë vend është e domosdoshme të shpjegosh historinë, gjeografinë, klimën, faunën, florën dhe peizazhet madhështore. Kjo sepse Nivica ndodhet në rajonin e Kurveleshit, që është pjesë e vargmalit, Mali i Gribës, një prej më të lartëve në këtë rajon.
Malet e mbushin plot magji jetën e përditshme në Nivicë: “Të zgjohesh në këtë vend është sikur kthehesh në të shkuarën, në origjinat e njerëzimit, pa dallime kombësie, ngjyre të lëkurës apo gjuhe, Nivica të fton të kthehesh në të kaluarën”, thotë Petriti, një prej fshatarëve të zonës.
Orët në Nivicë janë të gjata dhe të këndshme. Banorët e saj ngrihen herët në mëngjes për të mjelur lopët, për të bërë produktet e përditshme, për të pjekur bukën, distiluar një pije lokale të bërë nga rrushi dhe që quhet Raki dhe të përgatisin vaktet e ditës.
“Çdo gjë është organike, çdo gjë është e bërë në shtëpi, nuk ka pesticide”, thotë Dyshja, një fshatare e zonës.
Këtu çdo gjë është mirë dhe pa rehatinë e botës së sotme. Madje është shumë mirë, është perfekte. Banorët e Nivicës janë një shembull i qartë se cilësia e jetës vjen me qetësinë, paqen dhe në dedikimin për t’u kujdesur për tokën.
“Është e rëndësishme të vish në Nivicë për të kuptuar se paraja nuk është monedha e këmbimit këtu. Nëse një fshatar të fton në shtëpinë e tij, duhet t’i japësh diçka nga vetja, nga rajoni jot. Kështu ka funksionuar për shekuj, nuk duam të ndryshojmë këtë”, thotë Auron Tare, drejtuesi i Projektit Nivica.
“Kur një grua më ftoi në shtëpinë e saj, ajo më priti me ëmbëlsira, pije dhe përqafime. Munda ta kuptoj nga sytë e saj se nuk ishte e nevojshme për mua që të flisja në gjuhën e saj ose për atë që të kuptonte fjalët e mija. Ne ishim të bashkuar nga mirësia njerëzore”, tregon Erika Gilsdorf, producente, regjizore, konsulente dhe eksploruese në Qendrën e Administrimit të Destinacioneve për “National Geographic”.
“Shpirti i Nivicës qëndron tek njerëzit e saj, në traditat dhe përkushtimin që ata kanë për tokën e tyre që i pa të lindin dhe që sot kujdeset për ta. Nëse do të vini ndonjëherë, ju lutem mos mos harroni të respektoni dhe përqafoni thjeshtësinë e saj”, thekson Gilsdorf./ I.M-Ata