Nard Ndoka: Ja si largohet Edi Rama!

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka thënë se, kryeministri Rama duhet të largohet nga pushteti me protesta dhe mjete demokratike. Ai renditi ‘revoltat’ popullore nga protesta e kuksianëve për taksën mbi Rrugën e Kombit, protestën e banorëve të ‘Astirit’, protestën e studentëve, ndërsa pohoi se shefi i qeverisë vendosë të tërhiqet nga vendimet e marra vetëm pas ‘dajakut’ popullor.

Vendosi taksën për rrugën e kombit sa iu tek vetë dhe kuksianët u ngritën në protestë. Kryeministri u tërhoq pas dajakut. Vendosi për shembjen e teatrit me ligj. Tek pjesa e Astirit, kryeministri u kap me presh në dorë. Kjo ishte një pengesë që ata ia bën kryeministrit. Me gjithë këto aksione me grupet e interesit ta bllokojmë këtë kryeministër, sepse nuk ka normë demokratike dhe konsensus që i respekton ai. Ky zotëri mbolli frikën dhe tmerrin tek shqiptarët. Opozita është kthyer në shpresë për shqiptarët , tek ata që janë këtu edhe ata që janë larguar prej saj. Ky vend do të bëhet dhe ky kryeministri duhet të largohet me çdo mjet demokratik dhe jo me anti-tank.”,- tha Ndoka./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Gjikondi: Meta ia arriti qëllimit të fuste në konflikt shqiptarët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.