Myslim Murrizi: U nisën për të rrëzuar Ramën, më rrëzuan mua

Pas vendimit të kryesisë së PD për përjashtimin e tij nga strukturat e partisë, ka reaguar deputeti Myslim Murrizi duke dalur kundër vendimit për djegien e mandatit të deputetit.

“U nisën për të rrëzuar Ramën, por më rrëzuan mua”, ka thënë ai me ironi.

“Nuk është hera e parë që merret një vendim i tillë ndaj meje. Kjo është frymë e partisë të lidhur me Sigurimin, që sillen në këtë formë kur nuk u vjen pas avazit. Pse nuk u mor një vendim i tillë për Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin që morën votat e demokratëve në vitin 2013. Unë nuk pres tjetër vendim nga katër ish bij sekretarësh komunistë”, tha Murrizi për Opinion.al.

LEXO DHE :  5 gabimet ushtarake që kanë vendosur fatin e Luftës së Dytë Botërore

I pyetur nëse do të jetë në parlament në vazhdim dhe në çfarë sigle, Murrizi tha se: “Unë do jem aty si përfaqësues i elektoratit tim dhe i studentëve të dhjetorit që u ngritën dhe thanë e duam Shqipërinë si Evropa dhe Amerika”./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.