Myslim Murrizi: Rama dhe Basha po bëjnë marrëveshje për të zmadhuar vjedhjet

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti, Myslim Murrizi tha se, liderët e politikës po bëjnë marrëveshje të fshehta.

“Po realizojnë çdo lloj marrëveshjeje nën skuta, ku ju vjen mirë dhe ju ngrohen xhepat. Unë do mirëkuptoja çdo lloj përqafimi, marrëveshje, nëse do bëhej për shqiptarët, por çdo lloj artikulimi që po shohim dhe do shohim në vazhdim nuk bëhet për të zvogëluar vjedhjet, por për t’i zmadhuar ata. Prej tyre nuk ka për të gjetur hajër ky vend.

753 mln euro kanë paguar shqiptarët vetëm për njëfarë projekti “Rilindja Urbane”, nuk janë pak, dhe 250 mln euro kanë qenë për rrugët publike. Shumë kompani janë krijuar enkas për të përfituar nga tenderat, pak para se të shpallet tenderi. Kontura ka qenë e përcaktuar, thuajse dhe emri, i atyre që duhet të marrin pjesë në tendera. Kjo është ajo që shqetëson çdo shqiptar. Rreth 100 milionë dollarë do të paguajnë shqiptarët për PPP gjatë 2019.”,-tha Murrizi./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  The Sun në kryetitull: Kosova, me zemër

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.