Mustafaj: Veton Surroi duhej bërë ministër i Jashtëm
Dritare.net
Mustafaj është ndalur veçarisht tek Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Mustafaj tha se Rama nuk ka dhënë asnjë argument politik për largimin e Bushatit nga posti i ministrit.
Ish-ministri tha se emri i zgjedhur nga Rama për të pasur Bushatin nuk është një figurë dhe një staturë me profil të qartë.
Mustafaj ka thënë se nëse do të zgjidhej një personalitet nga Kosova për postin e shefit të diplomacisë, ai duhet të ishte Veton Surroi.
“Kryeministri duhet te japë argumenta politikë. Shkarkimi i Bushatit, Rama nuk dha argumenta politike. Mata ka shprehur rezerva serioze për dekretimin e Gent Cakajt. Meta mund ta shtyjë drejt reflektimit me Ramën. Janë dy argumente që dha Kotzias, të cilët nuk i shërbejnë Bushatit. E para tha për Kosovën. Mes ministrit dhe Ramës nuk ka patur mosmarrëveshje për Kosovën. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë se sa dinjtoz ka qenë ministri i jashtëm me Greqinë.
Nuk kam asnjë skenar dhe nuk e njoh Cakajn. Unë besoj se duhet të ishte një njeri me shumë ndikim dhe me njohuri. Rruga për negociatat nuk është vetëm çështje teknike, por varet prej shumë agjencive. Nëse do të merrte një personalitet nga Kosova, mund të merrte një njeri të staturës së Veton Surroit.
Nuk kam asnjë kundërshtim në parim, sepse ky është një shtetas shqiptar. Ky e tregon papjekurinë e tij, që kur e pranoi postin. Që këtu e bën aktin e papërgjegjshmërisë dhe e dyta shpërndan kartëvizitën e ministrit. Ka dy hapa kushtetues për të arritur defakto tek posti. Nuk jam i gëzuar dhe duket një papërgjegjshmëri që ka bërë Rama. Zgjedhja e ministres së arsimit është në këtë hulli.”-tha Mustafaj./ I.M-Dritare.net