Murrizi: Thashë se do flasim për tërmetin e Çim Pekës, apo Damian Gjiknurit, se zotit s’kemi çfarë t’i bëjmë
Dritare.net
Pas deputetëve të mazhorancës, ka folur edhe deputeti Myslim Murrizi i cili tha se mendonte se deputetët do të flisnin për tërmetin e Çim Pekës, apo Damian Gjiknurit.
“Shumica e maxhorancës kanë folur për tërmetin. Ra ky mort e u pamë. Lëreni propagandën, por merruni me punët e juaja. Isha në Ballsh. Janë 1000 familje që ushqehen nga rafineria në Ballsh. Ua ka premtuar Rama, Ruçi se do ua zgjidhë ngërçin mes tyre dhe një kompanie të huaj. Në fakt, janë sekserët ata që ia ngushtojnë fytin Ramës. Pasuria e shqiptarëve nuk është e askujt, por e shqiptarëve. Maxhoranca bën politika të pista me sekserë në Kryeministri.
Ju ua keni lënë lakun në fyt punëtorëve dhe kësaj kompanie nuk ia merrni taksat. Tallet me pasurinë e shqiptarëve. Paguan tatim, nuk paguan te arka e shtetit shqiptar. Shikoni këto familje e punëtorë, se jo vetëm që nuk do ua japin votën, por as kanë për t’ju parë me sy. Unë mendova se do flisni me tërmetin e Çim Pakës apo të Damianit, por ju u morët me tërmetin e Zotit. Sot bëhen pazare në kurriz të popullit. Ju punoni me oligarkët. Në Lushnjë, keni ministrin e Bujqësisë që do të shpronësojë banorët”, tha Murrizi./ I.M-Dritare.net