Murrizi: Ndryshimi i sistemit zgjedhor, kusht i opozitës për reformën
Dritare.net
Ai ka deklaruar se është urgjente ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe se votën për rekomandimet e OSBE/ODIHR e kushtëzon nëse nuk bëhen ndryshime.
“Nuk votoj asnjë rekomandim të OSBE/ODIHR-it nëse nuk merret për bazë ndryshimi i sistemit zgjedhor. Unë kam paraqitur pak më parë një dokument nënshkruar nga 39 deputetë opozitarë që janë sot aty në parlament , të cilët detyruan komisionin e Reformës Zgjedhore që të fusë në agjendën e tij si pikë të punimeve të këtij komisioni, ndryshimin e sistemit zgjedhor. Këtë sistem me lista të kyçura e ka vetëm Rumania, Spanja dhe Portugalia. Para pak ditësh isha me Damian Gjiknurin në Vjenë dhe nuk besoj se ne jemi më avant-garde se Austria… [ata] kanë listën e partive, por kanë edhe listë deputetësh që secili qytetar voton subjektin që do. Listat tona janë lista të kyçura, çdo opsion tjetër të mundshëm përveç këtij sistemi, që është sistem që vret demokracinë, edhe në shtet, edhe në parlament, edhe në parti .. çdo sistem tjetër që deputet i zgjedhin qytetarët do ta votoja me qejf, pa rekomandime të OSBE-ODIHR-it”, ka thënë Murrizi./E.B-dritare.net