Murrizi e quajti pjeshkëz. Ja si përgjigjet Avokatja e Popullit!

Pasi deputeti Myslim Murrizi e quajti pjeshkëz, ka reaguar Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka thënë se personalisht nuk është ofenduar nga fjalët e Murrizit. Ballanca tha më tej se, e njeh veten shumë mirë dhe se sukseset e saj profesionale nuk varen nga opinioni i një njeriu.

“Personalisht unë nuk e pranoj fare këtë gjënë që ka thënë zotëria. Për hir të së vërtetës nuk më prek fare personalisht. Unë e di kush jam dhe nuk ka nevojë të ma thotë një njeri si ai dhe e di gjithkush me të cilët kam punuar apo më kanë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme. Unë e njoh veten për një profesioniste të mirë, ka shumë njerëz që thonë se jam një profesioniste shumë e mirë dhe jam një mijë përqind e bindur se punët që kam bërë, arritjet e mia, sukseset e mia profesionale nuk varen absolutisht nga fakti nëse një njeri ka një opinion në lidhje me pamjen time”, ka thënë ajo./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Gjykata lë në burg policin Bledar Toçi që vrau ish-të dashurin e shoqes

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.