Murrizi-Ballës: Lëri buzëkuqet e botokset, këtu është përhapur kanceri

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij replikoi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën. Ata kanë diskutuar në lidhje me kodin zgjedhor, ku Murrizi deklaroi se ndryshimet që po tenton qeveria të bëjë, janë si buzëkuqi e botoksi i një trupi me kancer.

“Nga njëra anë thonë se ata që ishin këtu e kanë dalë në rrugë nuk donin të votonin për emigrantët, nga ana tjetër i bëni thirrje nga tre herë në ditë si “hoxha në za” që hajdeni se pa ju nuk e bëjmë dot. Për çfarë i doni që të mos votojnë emigrantët. Tani ju jeni hipokrit në kërkesën që thoni, të votojnë emigrantët, ju si PS? Ne ju themi që dakord do ta votojmë, ju thotë dakord po të votojnë edhe ata që nuk duan të votojnë emigrantët. Kjo është tallje me qytetarët.

LEXO DHE :  Aulona dhe Fatma shtatzënë? Ja e vërteta!

Ndryshimet janë si buzëkuq e botoksi të një trupi me kancer, këtu është hapur kanceri gjithandej. Kanceri është sistemi, lëri botokset Taulant. Do i votoj sy mbyllur rekomandimet, mos ketë militantë në proces, as aty ku numërohet. Ne duhet të vëmë gishtin në plagë, është ndryshimi i sistemit bastard të 1998. Dhe kriza reale sot është kriza artificiale e atij sistemi. Tani thoni hajde të bëjmë buzëkuqe te Kodi zgjedhor” -tha Murrizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.