Muri i Meksikës/ Shtetet e SHBA padisin Donald Trump
Dritare.net
Padia vjen disa ditë, pasi Trump thirri kompetencat e jashtëzakonshme duke anashkaluar Kongresin, për të siguruar fonde për projektin, një premtim kryesor i fushatës. Demokratët janë zotuar se do ta kundërshtojnë atë "duke përdorur çdo mjet në dispozicion." Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Xavier Becerra tha se, po e çonin Trump-in në gjykatë "për të bllokuar keqpërdorimin e pushtetit presidencial."
"Ne po e padisim presidentin Trump për ta ndaluar atë të vjedhë fondet e tatimpaguesve të nxjerra ligjërisht nga Kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e Presidencës nuk është vend për teatër.",- shtoi ai.
Padia e paraqitur të hënën kërkon një urdhër të përkohshëm që do të ndalonte Trump-in të veprojë mbi deklaratën e tij për emergjencë kombëtare, ndërsa një betejë ligjore u zhvillua në gjykata, raporton Washington Post./K.C/dritare.net