Murati: Besoj që fati i Ramës dhe Veliajt, është një!
E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 21:09
Dritare.net
"Është folur që zt.Veliaj mund të integrohet në kabinetin e ri të formatuar. Personalisht nuk e besoj, por është tezë e hedhur nga grupimi tjetër i formatuar brenda PS-së. Nuk mund të them nga zt.Tahiri sepse nuk mund të ketë individë që mund të dalin kundër linjës së partisë. Unë besoj që fati i zt. Rama dhe zt.Veliaj, janë një! Fati i tyre politik, e kaluara. Besoj edhe të ardhmen e kanë të përbashkët dhe nuk fiton asgjë nga lufta me njëri tjetrën. Unë besoj se Veliaj do të jetë kandidati për kryetar bashkie në Tiranë. Po nuk pate mbështetjen e babait nuk ia merr dot partinë."/ora news