Mungesa e specialistëve të fushës në Këshillin Bashkiak, garanci e humbur për secilin prej nesh!

Av. Denisa Daka

 

 

 

 

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës, zëri i qytetarëve aty, nuk kish sërish në përbërje të saj asnjë profesionist të fushës apo përfaqësues të grupeve të interesit, apo grupet e interesit sërish do të jenë të papërfaqësuar e pa zë në këtë grupim.

Vendime e akte të rëndësishme që kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e secilit këtu, fëmijëve tanë posaçërisht, do të merren paskësaj nga një shumicë e cilësuar njerëzish partiakë.

Ky këshill do të vendosë pa konsultim publik me shumë gjasë për vendime jetike e të një rëndësie të veçantë, por dhe për miratimin e buxhetit, ndryshimet e tij, taksat e tarifat vendore, marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve, tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve, do të ketë kompetencë sipas ligjit të miratojë norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë me ligj, e të tjera në radhë, ndërsa argumentet apo mendimi teknik e profesional i profesionistëve të fushës, risia që sjellin në çdo rast grupime të tilla, do të mbesin sërish jashtë asaj dere, duke përjashtuar mundësinë e çdo mendimi ndryshe e me vlerë, teksa çdo vendim do të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në jetën e çdo qytetari këtu.

LEXO DHE :  1.7 milionë njerëz protestojnë në Hong Kong

Çfarë risie e dobie do të sjellë ky këshill bashkiak i kompozuar nê këtë formë veç me përfaqësues e zyrtarë të lartë të shtetit?

Çfarë debati e kundërshtie mund të ketë në të tilla grupime partiake ku të gjithë do të ngrenë kartonët pa mëdyshje e kundërshti, brenda tê cilit jo veç për këtë arsye do të mungojë mendimi ndryshe?

Pakkush prej nesh në këtë konteks do të besojë në marrjen e vendimeve të drejta apo të duhura paskësaj./dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.