Mungesa e akteve nënligjore, penalizon dhjetëra qytetarë ditë pas dite!

Nga Av. Denisa Daka

 

 

 

 

Kane kaluar pothuaj 15 muaj nga dalja e Ligjit “Për ndihmën juridike”, ndërsa dhjetëra qytetarë, gra e fëmijë posaçërisht, penalizohen pa asnjë shkak apo padrejtësisht ditë pas dite, duke mos përfituar këto bonuse, për shkak se nuk janë nxjerrë ende aktet nënligjore, mungesa e së cilave e bën të pazbatueshëm këtë ligj.

Përpos fatit të mbrapshtë që i ndjek që prej lindjes, problemeve të rënda të prodhuara jo veç për këtë shkak, secili prej tyre me sytë nga qielli, pret që kjo mundësi të bëhet e mundur sa më parë.

E jo për të parën herë ndodh kështu në fakt, dhjetëra ligje të një rëndësie të posaçme, janë  të pazbatueshme për këtë shkak.

Ky ligj parashikonte t’u vinte në ndihmë në disa mënyra kategorive të veçanta, duke u aplikuar në favor të tyre shërbime të ndihmës juridike falas, ndihmë e cila do t’u vinte në tre forma secilit prej tyre:

– (informim, këshillim e përfaqësimi përpara organeve administrative)

– (përpilimi i akteve të nevojshme për të vënë në lëvizje gjykatën) si dhe

-përjashtim nga pagimi i tarifave e shpenzimeve gjyqësore,etj.

Përfituesit e ndihmës juridike do të ishin kryesisht personat me të ardhura të pamjaftueshme financiare.

LEXO DHE :  Kryebashkiaku Veliaj takim me homologun nga Janina, Moses Elisaf: Solidaritet i jashtëzakonshëm nga fqinjët pas tërmetit

Viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikut të qenieve njerëzore e të abuzimit seksual, të miturit në konflikt me ligjin, fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, fëmijët nën kujdestari që kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre, personat që përfitojnë pagesa për aftësinë e kufizuar, përfituesit e skemave të mbrojtjes sociale, personat që u nënshtrohen trajtimit në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, etj.

Duke mos patur informacion për mungesën e akteve nënligjore (askush nuk nxjerr asnjë  njoftim për këtë shkak), qytetarë të shumtë kërkojnë të depozitojnë padi a kallëzime në gjykata a prokurori, të caktojnë psikologë a eksperte për nevoja të procesit apo të sigurojnë provat e duhura për këtë qëllim, por paskësaj bëhen me dije se shpenzimet gjyqësore etj, nuk mbulohen ende nga shteti.

Paskësaj secilit i duhet të tërhiqet ndërsa proceset pushohen e problemet mbeten të pazgjidhura.

Të dëshpëruar e të pashpresë, s’dinë kë të mallkojnë më pas, fatin a Zotin vetë.

Ndërsa të gjithë ata që kanë detyrimin t’u shërbejnë e japin llogari për këtë handikap, heshtin paprerë e askush nuk mban përgjegjësi apo penalizohet për këtë shkak./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.