Muçi: Rrezikon që Rama t’i fitojë sërish zgjedhjet, si Erdogani

Pedagogu Redi Muçi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, tha se nuk ka asnjë shpresë tek Partia Demokratike dhe se rrezikon që Rama t’i fitojë sërish zgjedhjet, duke u shndërruar në një sistem si Turqia e Erdogan.

MuçiMos të harrojmë që Basha nuk ka as karizmën e Sali Berishës dhe as nuhatjen e tij politike. Frika më e madhe këtu është që të kthehemi në një sistem si Erdogani. Ka rrezik që Rama t’i fitojë sërish zgjedhjet dhe ky është rreziku më i madh. Është i pa shpresë fare. Jemi në një situatë paradoksale ku me gjasë nuanca më të majta ka PD-ja dhe PS-së është djathtas. Nuk shoh asnjë lloj shprese tek Partia Demokratike. Nuk po gjejnë dot katër figura të pa korruptuara që të numërojnë zgjedhjet. Ju dalin llogaritë gabim./ora news

LEXO DHE :  Erik Lloshi i jo vetmi këngëtar në familje/Mami dhe babi e djegin në dasmën e djalit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.