Mposhtet në garën për PE, Tsipras kërkon zgjedhje të parakohshme
E Hënë 27 Maj 2019, 08:08
Dritare.net
“Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i jep të drejtë opozitës që të vë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë”, tha Tsipras.
Nga rezultati i deritanishëm partia Demokracia e Re ka marrë 33.3% të votave në Greqi, ndërsa partia e Trsipras SYRIZA, renditet në vend të dytë me 23.9% të votave. Pritet që Greqia të zhvillojë zgjedhje të reja kombëtare, gjatë verës./E.B-dritare.net