Sot vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat veriore, ku herë pas here do të sjellin reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës.
Gradualisht reshjet gjatë ditës do të ndërpriten duke i lënë vendin motit me diell.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maximale nga 3°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor - Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./Xh.Xh/dritare.net