Moti në Dritare.net mundësohet nga Meteoalb
Moti – E diel, 7 mars 2021
Shqipëria
Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën por reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas herëshme. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mengjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri në 16°C në jugperëndim. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.
Kosova
Kosova paraqitet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të kalimtare, KU më të theksuara vranësirat do jenë në zonat lindore. Orët e vona të mbrëmjes do të largoje vranësirat nga i gjithë territori i kosovës duke ri-kthyer kthjellimet. Temperaturat e ajërit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri në 10°C. Era të fryjë nga verilindja me shpejtësi 25 km/h.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta karakterizojnë motin në mv por më të dendura vranësirat paraqiten në pjesën e dytë të ditës. Temp e ajrit do te bien ndjeshem duke luhatur vlerat minimale dhe masimale nga -3 deri në 11 gradë./K.C/dritare.net