Temperaturat deri në 36 gradë. Ja si do të jetë moti sot!
E Premte 12 Qershor 2020, 07:07
Dritare.net
Masat ajrore të nxehta me origjinë jugore do të diktojnë kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat malore, por ultësira perëndimore mbeten me kthjellime.
Ndërsa mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, por vranësira shfaqen në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtër.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore, deri 36°C mesdita në zonat e ulta./E.B-dritare.net