Temperatura deri në 26 gradë. Ja si parashikohet moti sot!
E Mërkurë 2 Nëntor 2022, 07:07
Dritare.net
Kjo e mërkurë do të vijojë me mot të kthjellët e mjegull në lugina në orët e mëngjesit.
Orët me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Në mëngjes mjegulla e mjegullina do të jenë prezente në lugina.
Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi e lehtë.
Në bregdet përkohësisht mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 20°C, në zona e ulëta 8 deri 26°C në zona bregdetare 12 deri 25°C./Xh.Xh/dritare.net