Stuhi shiu dhe dëborë/ Ja si do të jetë moti javën që vjen!
Dritare.net
Vendin e pret një javë e vërtetë dimërore. Që prej orëve të para të ditës së hënë e deri në mesditë reshjet e shiut, shtrëngatat me rrufe lokale do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Në lartësitë mbi 1300m do të ketë reshje bore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, situata do të përmirësohet ditën e martë, ku vranësirat dhe dielli do të jenë dominuese. Në pjesën bregdetare do të ketë reshje lokale.
Kushtet meteorologjike do të përkeqësohen sërish të mërkurën duke sjellë reshje shiu dhe në formën e rrebesheve me rrufe. Reshjet e dëborës, do të rikthehen përsëri në lartësitë mbi 1300m.
Prej ditës së enjte e deri të premten në mbrëmje do të ketë përgjithësisht mot me alternime vranësirash e kthjellimesh të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje shiu dhe dëbore të dobët në male.
Era parashikohet me drejtim kryesor juglindjen e cila hera herës do të fitojë intensitet përgjatë pjesës bregdetare, luginave dhe në momente me shtrëngata, duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit.
Temperaturat do të luhaten nga -3, deri në 19 gradë celsius./K.C/dritare.net