Na ndiqni edhe në

Moti

Sot mos harroni çadrat, ja si parashikohet moti!

Sot mos harroni çadrat, ja si parashikohet moti!

Dita e sotme parashikohet me mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim e jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar.

Në lartësitë mbi 1300 metra në veri-verilindje do të ketë reshje bore, ndërsa në juglindje reshjet e dëborës do të jenë në lartësinë mbi 1600 metra.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 18-22m/s. Valëzimi i forcës në det do të jetë 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 1°C deri në 9°C

vendet e ulëta 5°C deri në 17°C

vendet bregdetare 9°C deri në 17°C./L.F-dritare.net