Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Gjate gjithe dites territori shqiptar paraqitet ne ndikimin e kushteve te qendrueshme atmosferike duke bere qe moti i kthjellet te jete dominant. Perjashtim bejne zonat malore verilindore dhe juglindore, te cilat do te kene here pas-here vranesira te lehta.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë mbizotëruese thuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të shafqen në zonat veriore . Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 14 °C në 31°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Verilindor.
Maqedonia e Veriut
MBETEMI edhe ditën e premte në ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat perëndimore. Parashikohet që moti të mbizotërohet nga kthjellimet vetëm gjatë pasdites dhe mbrëmjes./dritare.net