Rriten temperaturat/ Ja si do të jetë moti javën që vjen!
E Diel 18 Prill 2021, 15:03
Dritare.net
Kjo javë mbyllet me diell. Java tjetër do të nisë me vranësira dhe reshje në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja e së hënës dhe mbrëmja parashikohet të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që të ketë më shumë intervale me kthjellime, por mbrëmja do të jetë me shi.
Ndërsa të martën do të përmirësohen kushtet atmosferike. Mëngjesi do të jetë me shi, por mesdita e së martës do të largojë reshjet për t’i lënë vendin motit me diell. Temperaturat do të pësojnë rritje duke luhatur 2 deri në 16 gradë celsius./K.C/dritare.net