Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. Ja si parashikohet moti sot!
E Hënë 21 Nëntor 2022, 07:07
Dritare.net
Edhe këtë të hënë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale do të luhaten 5-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11-13°C në veri, 17-19°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur./Xh.Xh/dritare.net