*Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Moti – E mërkurë, 31 Mars 2021
Sipas MeteoAlb: Kthjellimet do të jenë dominuese në vendin tonë gjatë
paradites POR mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, KU
më të shpeshta vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 2°C
deri në 23°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar
në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Moti – E mërkurë, 31 Mars 2021
Dita nis me mot të kthjellët në territorin e Kosovës. POR duke ju afruar
mesditës vranësirat bëhen të dukshme fillimisht në veri dhe gradualisht
përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe
mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri në 18°C. Era të fryjë nga Verilindor
me shpejtësi 23 km/h.
Maqedonia e Veriut
Moti – E mërkurë, 31 Mars 2021
Pjesa më e madhe e territorit të MV paraqitet me mot të kthjellët deri pasdite
vonë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat lindore dhe gradualisht
përfshijnë gjithë vendin. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike./L.F-dritare.net