Shqipëria
Moti – E enjte, 18 Mars 2021
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë do MBETEMI nën dominimin e kthjellimeve
dhe vranësirave kalimtare në republikën e Shqipërisë. POR pasditja dhe
mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta e
të izoluara në vend kryesisht në gjysmën lindore të vendit. Nata do të diktojë
kthjellime dhe pauzë të reshjeve.
Temperaturat e ajrit MBETEN pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë
sjellë mesdita duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në verilindje deri 13°C mesdita
në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi
Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Moti – E enjte, 18 Mars 2021
VIJON ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi territorin e Kosovës, KU
moti deri në mesditë mbetet me kthjellime por pasditja sjellë zhvillim të
vranësirave dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Orët e natës mbizotërohen nga
mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen në të
dyja vlerat ditore duke shënuar -4 deri në 6°C. Era do të fryjë mesatarisht me
shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Moti – E enjte, 18 Mars 2021
----------------------------------------------------------------
Dita nis me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta situatë e cila vijon deri
pas mesditës kur vranësira lokale pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të
pakta reshje shiu e dëbore në Territorin e MV./dritare.net