Vendi sot do të mbizotërohet nga kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu kryesisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore veriore, do të ketë reshje shiu të pakta dëbore, ku më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat do të luhaten në vlerat nga -4 deri në 13 gradë Celsius./L.F-dritare.net