*Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Kthjellime e vranësira kalimtare kanë dominuar motin në territor duke gjeneruar shira të pakët në zonat qëndrore, por mesdita sjell shtim të vranësirave dhe në zonat malore ku priten shira. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes ku minimumi do jetë 3°C, por rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova
Moti parashikohet të vijojë i paqëndrueshëm duke sjellë gjatë paradites reshje shiu e dëbore në zonat malore. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajërit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri në 9°C. Era të fryjë e lehtë nga drejtimi Veriperëndimor me shpejtësi 25 km/h.
Maqedonia e Veriut
Vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu dominojnë gjatë paradites por duke filluar nga mesdita dhe orët vijuese sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit./dritare.net