Shqipëria
Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat përgjatë kufirit lindor. Edhe nata do të VIJOJE në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja vlerat ditore ku vlerat minimale luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës, situatë e cila vijon deri orët e vona të pasdites kur në zonat veriore do ketë kalime vranësirash POR pa rrezikuar reshje. Temperaturat e ajërit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 2 deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë e gjithë MV mbetet me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do jenë dominante. Pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor./Moti në Dritare.net, mundësohet nga MeteoAlb