Fundjava është idealja për ta kaluar me familjen, në një piknik, shëtitje në natyrë, udhëtime. Por kur moti është i keq, të gjitha planet që bëmë gjatë javës na shkojnë për dreq. Por këtë fundjavë duket se moti ka surpriza për ne. Ndryshe nga e enjtja dhe e premtja, kjo e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak e diela do të jetë mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësira deri të dendura. Reshjet parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore./K.C/dritare.net