Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore ndërsa përgjatë luginave do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.Era, do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2°C deri në 8°C
zoant e ulëta 3°C deri në 18°C
zonat bregdetare 6°C deri në 18°C./M.M-dritare.net