Moti për ditën e sotme pritet të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin. Këto të fundit do të jenë më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Pasditja mbetet me kthjellime dhe vranësira te dendura në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të jenë në vlera konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5°C në 13-14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor dhe dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë./M.M-dritare.net