Na ndiqni edhe në

Moti

Moti/ Ja ku do të bjerë shi sot!

Moti/ Ja ku do të bjerë shi sot!

Pas dita ditëve me reshje shiu e mot kryesisht të vranët, gradualisht mbi vendin tonë fillojnë të ndikojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, sot moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të cilat më të përqendruara do të jenë në relievet kodrinore-malore.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet e larta malore në orët e drekës reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike apo breshër.

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 7°C në relievet malore deri në 14°C në ato të ulëta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 27°C në ato të ulëta./K.C/dritare.net