Mot i nxehtë në të gjithë vendin, ja temperaturat për sot!
E Mërkurë 25 Maj 2022, 07:07
Dritare.net
Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 7-10m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 32°C
në zona e ulëta 15 deri 35°C
në zona bregdetare 19 deri 34°C/M.T/dritare.net