Mos harroni të merrni çadrat me vete. Ja si parashikohet moti sot!
E Diel 6 Nëntor 2022, 08:08
Dritare.net
Kjo e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira.
Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.
Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek. Dallgëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë./Xh.Xh/dritare.net