Muaji i korrikut kryesisht ka qenë me temperatura normale, jo shumë të nxehta. Meteorologia Tanja Porja, tha se deri të hënën parashikohet që temperaturat të jenë të freskëta, duke mos përjashtuar reshjet e shiut. Ndërsa duke nisur nga e marta, deri të dielën i gjithë vendi do të pushtohet nga i nxehti afrikan. Nuk përjashtohet mundësia tha mateorologia, që java që vjen të jetë jo vetëm më e nxehta e korrikut, por edhe e sezonit të verës. Temperaturat në mesditë pritet të jenë mbi 37 gradë./L.F-dritare.net