Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të
lehta, KU më të dukshme vranësirat do jenë në skajin verior, aty ku gjatë
mesditës vranësirat zhvillohen duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar.
Ndërsa gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar do të mbetet në ndikimin e
motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë
sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 13°C deri
në 37°C.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 45
km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Deri në mesditë moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pas
mesditës vranësirat shtohen në territorin e kosovës duke gjeneruar rrebeshe
shiu, shoqëruar me ministuhi lokale breshëri. Por mbrëmja largon varënsirat
duke ri-kthyer motin e qëndrueshëm. Temperaturat e ajërit rriten ndjeshëm në
mëngjes dhe mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 14 °C në 34°C. Era do
të fryjë mesatare nga drejtimi Jugor.
Maqedonia e Veriut
Paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e
kalimtare. Por gjatë mesditës dhe pasdites do ketë shpeshtim të vranësirave në
zonat Veriore duke rrezikuar shira afatshkurtër. Ndërsa mbrëmja largon
vranësirat nga i gjithë vendi./M.T/dritare.net