Dy ditët e fundit vendi ynë është mbizotëruar nga moti i paqëndrueshëm. Edhe këtë të diel paraqitet në të njëjtat kushte. Moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të jetë në të gjithë territorin. Në zonën e jugut reshje me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore, ndërsa në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore./K.C/dritare.net