I nxehti i Saharasë vjen në Shqipëri, sot temperatura të larta dhe ajër i dobët
Dritare.net
Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta, por jo vetëm.
Mbi rajonin e Ballkanit, rrjedhimisht edhe mbi vendin tonë gradualisht po depërtojnë masa ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë. Ndaj edhe temperaturat po rriten. Një ditë më parë vlera maksimale e termometrit shënoi 39 gradë celsius në Gjirokastër dhe 37 gradë për kryeqytetin. Edhe sot vendi ynë pritet të goditet nga i nxehti ku parashikohen temperatura mbi 39-40 gradë celsius.
Për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharasë parashikohet që masat ajrore të kenë një sasi të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës. Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak të sasisë së lartë të këtyre grimcave si dhe do të krijojnë efektin serë sa i përket temperaturave. Ndaj këshillohet që të shmangni daljen jashtë në pikun e vapës./K.C/dritare.net