Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme dominojnë në pjesën më të madhe të shqipërisë, NDERSA në zonat Lindore dhe Juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore. POR duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Jugu dhe Veriu i Kosovës gjatë mëngjesit të ditës së enjte do ketë mot të vranët dhe reshje të pakta dëbore ndërsa pjesa tjetër e vendit do jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat dh ereshjet nga territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajërit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5 deri në 6°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut
Mëngjesi për MV nis i vranëst dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore. POR moti permirësohet dukshëm duke ju afruar mesditës duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese./Moti në Dritare.net, mundësohet nga MeteoAlb