“Një tetor tipik, vjeshtor. Ditët që mund të jenë 5 6 ditë afatgjata, me temperature më të lartë se norma herë pas herë do të ndërpriten nga episode ditësh, 3- 4 ditë që shënojnë temperatura më të larta se norma; do të kemi mëngjese disi më të ngrohta, ndërkohë vlera maksimale nuk do të kenë ndryshime të mëdha. Temperaturat maksimale do të jenë diku 27- 28 gradë”, tha për Top Channel metereologia Lajda Proja.
Ndërsa për ditët në vijim meterologia shpjegon:“Dita e martë dhe e mërkurë do të mbeten kryesisht në një mot të vrenjtur. Vranësirat do të gjenerojnë shira, të martën do të kemi. Kemi një ndërprerje ditën e enjte, ku do të kemi përmirësim të kushteve të motit, ku kthjellimet do të jenë të pranishme. Për tu rikthyer më pas shirat në fundjavë”. V.D/dritare.net/