Sipas sinoptikanëve, ditën e shtunë, moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites më tepër të theksuara në relievet malore në lindje të territorit. Pritet të ketë reshje shiu të herëpashershme prej orëve të mesditës me intensitet të ulët lokalisht në formën e shtrëngatave apo stuhisë afatshkurtër shoqëruar me shkareksa elektrike.
Ndërsa ditën e diel vranësirat do të jenë më prezente. Do të kemi reshje shiu, në të gjithë teritorin e vendit, të cilat do të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Sa i takon temperaturat në të dyja ditët ato do të shkojnë deri në 35 gradë celsius në vlerat e tyre maksmale. V.D/Dritare.net/