Moti i keq/ Shkon në 6 numri i viktimave, njëri mbytet nga uji, tjetri vdes nga i ftohti
Dritare.net
Sipas të dhënave 38 vjeçari Anastas Shuke vuante nga skizofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij. Në dhomën ku është gjetur i pajetë, mungonte ngrohja çka ka ngritur dyshimin se vdekja e tij mund të ketë erdhur si pasojë e të ftohtit.
Sakaq, një 40 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në një rezervuar uji i të cilit kishte ngrirë, teksa tentonte të kalonte mbi sipërfaqen e tij dhe ka gjetur vdekjen ne Fier.
Njoftimi i Policisë:
Sot ne mesdite në liqenin e fshatit Petovë, Fier, shtetasi H.Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroje sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu në vendngjarje janë nisur polumbarët për të bërë të mundur nxjerjen e viktimës nga thellësia.