“Njoftim për pezullimin e lundrimit. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i përkeqësimit të motit është pezulluar lundrimi i mjeteve lundruese.
Ju bëjmë me dije se në Portin e Durrësit :
1- Tragetet e linjës Durrës -Bari nuk do të nisen ditën e sotme pasi kushtet atmosferike nuk janë të favorshme për lundrim.Gjithashtu tragetet e linjës Durrës -Bari, të cilat janë nisur nga Porti i Durrësit në datën 3.02.2020 nuk janë akostuar ende në brendësi të Portit të Barit.Nga komunikimet me Portin e Barit rezulton se në këtë port janē pezulluar lundrimet.
Në Portin e Sarandës Tragetet e linjës Sarandë-Korfuz nuk janë lejuar që të operojnë për shkak të kushteve atmosferike.
Gjithashtu edhe në Portin e Vlorës per tragetin e linjës Vlorë- Brindisi është pezulluar lundrimi për shkak të kushteve atmosferike.
Drejtoria e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijëmësi për çdo ndryshim në lidhje me fillimin e operimit tê mjeteve lundruese.”,- thuhet në njoftim./K.C/dritare.net