Moti i keq, IGJEUM: Ja sa do të jenë temperaturat nesër!

Prej ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, bora dhe temperaturat e ulëta kanë izoluar pothuajse çdo vend malor, por edhe në disa qytete qarkullimi  ka hasur vështirësi. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, IGJEUM  bën me dije se pasditen e sotme reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa nesër nuk priten reshje. Sipas IGJEUM temperaturat pritet të rriten ditën e nesërme ku në vendet bregdetare do të shkojnë deri në 9 gradë celcius, ndërsa në vendet malore temperaturat do të të jenë nën zero, deri në -7 gradë celcius.

“RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.14) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër (e martë dt.15) nuk priten reshje.
Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë). Në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë në formë dëbore.

LEXO DHE :  Siguria e Bashës në rrezik? Reagon sërish ministri Lleshaj

TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: 1 / 6 °C
në vendet malore: -7 / 1 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e martë dt.15) do të forcohet në orët e mesditës, për të fryrë mesatare deri e fortë në Perëndim dhe në Jug.”- thuhet në njoftim./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.